Home Aktualitet Ç’po ndodh me...

Ç’po ndodh me Arben Ahmetajn?

1438
0

Pasi u shkarkua në mënyrë të papritur si zëvendëskryeministër, Arben Ahmetaj nga dje nuk është më as drejtuesi politik i qarkut Vlorë.

Nëse për postin qeveritar mund të pranohej deri diku varianti i kryeministrit se nuk është më priroritet Rindërtimi pas tërmetit, shkarkimi edhe nga posti politik në Vlorë tregon se re të zeza po lëshohen nga PS mbi ish-numrin dy në qeveri si dhe njeriun kryesor që rrinte dhe punonte pranë Edi Ramës.

Diçka serioze mund të ketë ndodhur mes kryeministrit dhe ish-zëvëndësit të tij.

Arben Ahmetaj nuk është deputet dosido. Ai njeh mirë ekonominë, financat dhe lidhjet rajonale, sepse disa herë është parë të shkojë te mbretëria e Presidentit turk Erdogan.

Arben Ahmetaj si rregull nuk shkel kollaj në dërrasë të kalbur, sepse e njeh mirë se si “luani” të kafshon dhe mbetesh në shkretëtirë i vetëm e duke lënguar.

Nëse në fillim me largimin nga qeveria ishte si një goditje me putër nga “luani” që drejton mazhorancën dhe vendin, kurse nga mbrëmë kur e palosi edhe nga drejtimi politik në Vlorë, tregon se “luani” e ka kafshuar fort, aqsa ulerimat e ish numrit dy te qeverisë po dëgjohen edhe te Kodra e Diellit, atje ku rri “tigri” i dalë nga kafazi, Ilir Meta.

Tashmë Arben Ahmetaj është lënë i vetëm nën stuhitë si tornado të SPAK-ut dhe në ftohtësinë e deputetëve të PS, të cilët dikur i silleshin rrotull sa herë hynte në kafenenë e parlamentit.

Nëse është puna e inceneratorëve, siç akuzon opozita, atëhere Arben Ahmetaj nuk është i vetëm. Duhet të marrë me vete edhe shumë figura të tjera të PS.

Por nëse Arben Ahmetaj ka luajtur me “dy porta”, siç hamendësohet sa te Rama ditën dhe në mbremje te Meta, e ka prerë biletën pa kthim. Ndonëse duket si vështirë që ai të rrinte nën strehën e luanit dhe të hante bukë te “çakenjtë”.

Nëse largimin e tij e ka vendosur Engjëll Agaçi, siç qarkullon në mjediset e PS-së, atëhere duket se diku ka futur “lugën” pa leje dhe ndaj e kanë sikterisur, pavarësisht se Arben Ahmetaj nuk është nga ata që e ha “tasin” i vetëm.

Të jetë se amerikanët e kanë në listën e “nongratave” ndaj e larguan me shpejtësi nga gjithçka: nga qeveria, nga partia dhe e kanë lenë si dikur Koço Kokëdhimën, derisa edhe mund ti heqin edhe mandatin e deputetit; edhe kjo mbetet të verifikohet nga lista e emrave që DASH do të publikojë brenda këtij viti.

Asnjëri nuk e parashikonte një fund të tillë, momental, të Arben Ahmetajt.

Ish-zv/kryeministri dhe ish-drejtuesi politik i Vlorës mund të kthehet edhe në ish-deputet, gjithnjë nëse hakmarrja e “luanit të Surrelit” akoma nuk ka mbaruar.

I madhi i qeverisë dhe shefi i mazhorancës ka dhënë prova bindëse publike që kur të fut në shenjëstër, ke mbaruar!

Vetëm një koleg i yni, kurajoz dhe europianist, ia doli të përballet me kryeministrin fuqiplotë. Më pas ai preferoi vetëlargimin.

Ndërsa Koço Kokëdhima mori udhën “për Janinë”!

Sajmir Tahiri, ish-ministri më i suksesshëm i PS, përfundoi në burg.

Ditmir Bushati, një nga bushatllinjtë me emër në epokën digjitale, mori goditje mu në ballë si dikur në rrethimin e Shkodrës nga turqit. Por Bushati gjeti qetësinë duke qëndruar larg “oborrit”. E së fundmi po studion se çfarë mësimesh vijnë nga Italia si dhe po merr eksperiencë në OSBE.

Koka e “varur” e Arben Ahmetaj endet nëpër mazhorancë, ku herë-herë troket te zyra e Taulant Ballës apo nganjëherë shikon nga ish-kryeministri socialist, Pandeli Majko.

Kush e ka radhën?!

Të presim, “luani” po pushon për momentin!

/redaksia politike/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit