Home Aktualitet Çuditë e 14 M...

Çuditë e 14 Majit! Fiton kandidati i burgosur, disa kryetarë fitore me diferencë minimale

123
0

Zgjedhjet e 14 Majit, e kanë veshur pothuajse sërish Shqipërinë me ngjyrën e PS-së, ku fitorja e socialistëve është e fortë. Tronditja më e madhe e selisë blu është humbja pas 32 vitesh nga Shkodra, që Benet Beci theu bastionin blu dhe kjo me një rezultat galopant, me afro 12 mijë vota diferencë.

Kandidati i koalicionit ”Bashkë Fitojmë”, për bashkinë e Himarës Fredi Beleri fitoi zgjedhjet me 19 vota në avantazh, ndonëse është i arrestuar për akuzën e korrupsionit në zgjedhje. “Demokracia fitoi! Himara fitoi! Mirënjohës për të gjithë ata që treguan burrëri. I mirëkuptoj të gjithë ata që terrorrizmi u mundua ti nënshtrojë. Sot nuk ka humbës dhe fitues, janë të gjithë qytetarë të Himarës dhe unë Kryebashkiaku i tyre dhe si i pari mes të barabartëve do të do të përparojmë së bashku që të bëhemi akoma më të fortë në mbrojtje të demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut”,-thuhet në deklaratën e shpërndarë për mediat.

Në Blesh, një zonë turistike që qeveria e ka reklamuar dhe mbështet rezultati është një lloj humbje, edhe pse kryetari dhe kandidati i PS-së, Arif Tafani siguroi një tjetër mandat, por diferencë 41 vota.

92 vota nga të burgosurit në Rrogozhinë janë dhënë për PS-në, 12 për koalicionin “Bashkë Fitojmë” dhe 4 vota kanë qenë të pavlefshme. Edison Memolla nga Partia Socialiste ka marrë 5120 vota, ndërsa Shkëlqim Hoxha nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” 5097 vota. Diferenca e votave ka qenë shumë e vogël, ku Hoxha ka humbur Bashkinë për vetëm 23 vota më pak.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit