Home Aktualitet ”Dashur...

”Dashuria të çon në vdekje”, krimet e pasionit që tronditën Shqipërinë

261
0

”Dashuria e ndaluar” është shkak për masakrën në Klos me 3 viktima këtë të mërkurë. Babë e bir u vranë nga familja e vajzës që 17-vjeçari dashuronte. Krimet e pasionit janë të përsëritura në vendin tonë. Mentaliteti vijon të jetë një fenomen tragjik në vendin tonë, që merr jetë pasi vajza konsiderohet pronë e familjes, dhe fatin e saj e vendos babai.

Më 12 qershor të këtij viti, fshati Kolanec i Maliqit do të tronditej nga vrasja makabër e Martin Çeços. Viktima pëlqente një vajzë që emrin e vërtetë e kishte Bora, por ai gabimisht i shkruante Tina Pajollarit në rrjete sociale. Kjo e fundit ishte e lidhur me autorin kryesor të ngjarjes, Valter Molla, i cili e lidhi me një litar në qafë viktimën dhe e tërhoqi me makinë përreth një rezervuari. Valter Molla u arrestua së bashku me vëllain Edlir Molla dhe çobanin e tyre, Bledi Angjo.

Një vit më parë krimi mes çiftit nuk do të kursente as një shtetase të huaj. Ganezja, Jawsackie Jaboah, do të qëllohej pa mëshirë disa herë me thikë nga i dashuri shqiptar Klinton Pira. Ky i fundit nuk e pranonte refuzimin e 31-vjeçares për martesë.

Një tjetër rast i rëndë është edhe ai i 30 dhjetorit 2020, ku dy motra do të qëlloheshin për vdekje nga ish-dashuri i të dyjave, që nuk pranonte ndarjen. Përparim Ademi futet me kallashnikov në shtëpinë e motrave Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, vetem pak ditë pasi ato e kishin njoftuar se nuk dëshironin të kishin më marrëdhënie me të, dhe i qëllon për vdekje me breshëri.

Në Kavajë, apartamenti i një nënë të divorcuar do të kthehej në një skenë përplasjeje si nëpër filma. Ish i dashuri Dritan Haxholli merr vesh që Marsida Qatja ishte në apartament me 3 burra të tjerë dhe shkon me armë zjarri për t’i vrarë nga xhelozia.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit