Home Aktualitet Davide Pecore...

Davide Pecorelli: Kam vendosur të kthehem në Shqipëri dhe të përballem me burgun!

60
0

Biznesmeni italian, Davide Pecorelli, i cili ngriti në këmbë policinë shqiptare dhe atë italiane pasi inskenoi vdekjen e tij në Pukë, ka deklaruar se është gati të kthehet në Shqipëri për t’u përballur me burgun.

Ndaj Pecorellit në vendin tonë rëndojnë akuzat e zjarrvënies së makinës dhe dhunim varresh, akuza jo shumë të rënda, por që mund ta çojën atë në burg.

Jam i gatshëm të përfundoj pas hekurave në Shqipëri. I kam kërkuar falje të gjithëve atje, përfshirë kryetarin e bashkisë Pukë dhe komunitetit. Fatkeqësisht kam bërë disa gabime. Kur mbërrita në Tiranë në janar po kaloja një moment shumë të vështirë në jetën time, u përpoqa të bëja vetëvrasje, por siç e kam thënë, prifti që takova rastësisht më shpëtoi jetën. Por nëse burgu më jep mundësinë më pas që të jem qytetarë i lirë dhe në Shqipëri, atëherë jam gati për çdo gjë. Ai është një vend që e dua“, ka thënë ai.

Për ‘lazione.it’, ai ka treguar edhe se flet me miqtë që bëri në Vlorë, ku ndenji për disa javë pasi u zhduk.

Flasim shpesh me njëri-tjetrin. Në fillim nuk më besonin, por tani më kërkojnë vazhdimisht për të shkuar atje“, tregoi ai.

Davide Pecorelli humbi në Pukë, ku gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira, brenda së cilës u gjetën edhe mbetje skeletore. E teksa kishte shumë pikëpyetje në lidhje me atë se çfarë i kishte ndodhur biznesmenit italian, më 17 shtator ai u gjet shëndoshë e mirë. Pas 9 muajve i shpallur i zhdukur, ai u gjet në një gomone pranë ishullit Montecristo. Pecorelli kishte disa biznese në Shqipëri dhe ishte martuar me një shqiptare me të cilën kishte edhe një fëmijë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit