Home Euro 2020 De Boer shkar...

De Boer shkarkohet nga drejtimi i Holandës pas eliminimit!

19
0

Frank De Boer nuk është më trajner i Holandës. Vendimi është bërë i ditur nga Federata Holandeze e Futbollit, që ka sqaruar se ka shkarkuar menjëherë nga puna trajnerin që drejtoi “tulipanët” në Euro 2020.

Shkak është bërë eliminimi i Holandës që në fazën e 1/8-ve, për më tepër përballë një kundërshtari si Republika Çeke, që nuk bën pjesë në elitën e futbollit europian dhe kjo nuk është kapërdirë aspak mirë nga drejtuesit.

Tekniku 51-vjeçar mori drejtimin e Holandës më 23 shtator të vitit të kaluar, për të zëvendësuar Ronald Koeman-in e larguar drejt Barcelonës, por aventura e tij në pankinë zgjati më pak se një vit.

De Boer ka drejtuar Holandën për 15 ndeshje në harkun kohor të thuajse 10 muajve dhe numëron 8 fitore, 4 barazime dhe 3 humbje, por pikërisht disfatë e fundit ndaj Republikës Çeke rezultoi vendimtare edhe për të fatin e tij në pankinë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit