Home Sporti Del Piero: Ju...

Del Piero: Juvja gaboi shumë ndaj Monza-s, Allegri ka përgjegjësit e tij

79
0

Dënimi, por edhe humbja përballë Monza-s ka thelluar akoma edhe më shumë krizën te Juventus dhe ish-kapiteni Alessandro Del Piero foli për krizën e klubit duke kritikuar skuadrën, por edhe trajnerin.

“Është një moment shumë i vështirë, me Monza-n ka pasur gabime që janë vërtet të padenja për cilësitë e lojtarëve që ishin në fushë, veçanërisht për sa i përket vëmendjes. Gjendja psikologjike po ndikon shumë. Skuadra është dukshëm e brishtë dhe gjithçka që ndodhi dhe po ndodh, po e prek ekipin.

Por, duhet të jenë të vetëdijshëm se ata kanë mbështetjen e të gjithëve atyre që e duan këtë fanellë dhe nuk duhet të dorëzohen, ashtu si në 2006. Allegri? Fillimi katastrofik i sezonit është një përgjegjësi e tij, ashtu si ecuria në Champions League. Juventusi ka humbur shumë nga sezonet e tij dhe këtu duhet të mbajë dikush përgjegjësi”, deklaroi Del Piero.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit