Home Aktualitet Deputetja e P...

Deputetja e PS-së, Etilda Gjonaj zgjidhet Raportuese e Përgjithshme për dhunën ndaj grave në Asamblenë e KiE

53
0

Për herë të parë një përfaqësues i Shqipërisë duke përfshirë edhe vendet e rajonit në Këshillin e Evropës propozohet dhe votohet në pozicionin e Raportueses së Përgjithshme për dhunën ndaj grave. ajo është deputetja e PS-së, Etilda Gjonaj. Sipas njoftimit të publikuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, pozicioni i lartë që do të mbajë Gjonaj ka në fokusin e saj mbrojtjen e të drejtave të grave dhe vajzave dhe veçanërisht mbrojtjen e tyre ndaj dhunës.

Gjonaj do të drejtojë politikisht si përfaqësuese e Këshillit të Europës edhe Rrjetin Parlamentar të Asamblesë për luftën e dhunës ndaj grave ku bëjnë pjesë deputetet e të gjitha shteteve anëtare.

Gjonaj si Raportuese e Përgjithshme do të kontribuojë në rritjen e ndërgjegjësimit të promovimit dhe fuqizimit të të drejtave të grave për Këshillin e Europës dhe në ndjekjen e zhvillimeve në 46 shtetet anëtare të Këshillit të Evropës mbi fenomenin e dhunës ndaj grave.

Ajo do të jetë përfaqësuesja e Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës për dhunën ndaj grave dhe do të bashkërendojë punën në bashkëpunim të ngushtë edhe me institucionet e shteteve anëtare, me organizmat e tjerë ndërkombëtare jashtë Këshillit të Europës, si Kombet e Bashkuara, Bashkimin Europian, OSBE, Organizmat për objektivat për zhvillimin e qëndrueshëm si dhe organizatat e shoqërisë civile të shteteve anëtare që punojnë në fushën e të drejtave të grave.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit