Home Sporti Deschamps: Mu...

Deschamps: Mungesat s’janë alibi, Franca do jetë ndryshe në Botëror

37
0

Franca u mposht pastër nga Danimarka në ndeshjen e fundit të grupit 1 në Ligën A në Nations League. Danezët triumfuan 2-0, duke lënë në vendine  pafdunit Francën, që ka ende shumë punë për të qenë gati për Botëror.I këtij mendimi është dhe trajneri Deschamps.

“Humbja nuk na pëlqen asnjëherë, por sot patëm shumë raste. Fakti që nuk i shfrytëzuam solli këtë rezultat. U mundova të korrigjoj diçka me modulin dhe lojtarët, por duhet thënë se edhe kur ne i bëmë gjërat mirë, Danimarka na u përgjigj me një mbrojtje po aq cilësore.

Për një kombëtare si e jona dëmtimet nuk mund të jenë alibi. Lojtarët me të cilët përballuam këto dy ndeshje do të na nevojiten në të ardhmen, por Franca e Botërorit do të jetë një tjetër, sidomos nëse arrijmë t’i rikuperojmë të gjithë. Idetë do të jenë më të qarta pas një muaji. Si për mua, por sidomos për djemtë, të cilët edhe një herë dhanë maksimumin”, përfundoi Deschamp.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit