Home Aktualitet Dëshmia e re ...

Dëshmia e re e Rozeta Dobit: Alda Klosi i ka pasur kutitë me euro që në 2021

174
0

Vijon saga e çështjes së euro-ve të ish-zyrtares së Kryeministrisë, Alda Klosit, e cila u arrestua të premten në mesnatë dhe ndodhet në spital. Këtë herë është pastruesja Rozeta Dobi që ka dhënë një dëshmi të re,e  cila ka treguar se kutitë me euro, në banesën e Klosit ishin që në vitin 2021.

“Kam gjetur në dollape shumë të mëdha me euro, që nuk e di prejardhjen dhe nuk e di se kush i kishte sjellë, apo ku i çonte Alda këto para.

Këtë konstatim e kam bërë në vitin 2021, ndërsa kutitë me euro kanë qëndruar aty deri në fund të vitit 2022. Pranova ta kryeja këtë veprim pasi kisha vite që punoja me të. Alda më tregoi se kasafortën e kishte futur tek dollapet. Shkova atje e mora kasafortën e futa në një çantë dhe e dërgova në shtëpinë time tek “Unaza e Re”.

Më shoqëroi djali, por ai nuk dinte gjë, veprimet i kam kryer e vetme. Shkova në banesë, e kasafortën e futa në dollap. Nuk kisha dijeni për shumën e parave. Të nesërmen thash t’ i sistemoja paratë, ku shumën të madhe të tyre i futa në tubin e aspirimit”, ka thënë Rozeta Dobi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit