Home Aktualitet Dëshmia nga k...

Dëshmia nga kampi “Al Hawl” në Siri, tregon ku ndodhet Eva Dumani

113
0

Refuzimi për të dalë nga kampi “Al Hawl në Siri i Eva Dumanit tetorin e shkuar bashkë me të vëllain Endrin, ka marrë një kthesë të papritur për sa i përket vendndodhjes aktuale. Eva prej më shumë se katër muajsh ka ndërprerë komunikimet e vazhdueshme që kishte me familjen përmes Whats up.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu bisedoi me një grua të një nacionaliteti të huaj e cila ndodhet në kampin Al Hawl. E pyetur nëse ajo e njihte Dumanin, nga faksimilja e bisedës në anglisht dha këtë përgjigje. “Kam dëgjuar rreth saj. Por nuk e di se ku është. Disa gra thonë se ajo nga kampi Al Hawl ka shkuar në Idlib pasi vëllai i saj shkoi në Shqipëri. Nuk e di nëse kjo është e vërtetë apo jo”.

Nëse del e vërtetë ka shumë pikëpyetje se kush e nxori nga kampi “Al Hawl” që është nën kontrollin e kurdëve, 16-vjeçaren shqiptare si dhe kush e strehon atë në qytetin Idlib të Sirisë verilindore.

Përpjekjet për riatdhesimin e saj do të vështirësoheshin akoma edhe më tepër. Babai i saj, Shkëlzen Dumani mbeti i vrarë gjatë luftimeve si pjesë e ISIS, ndërsa Eva dhe Endri të mbetur jetim paguan me plot vuajtje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit