Home Aktualitet Dëshmitarët e...

Dëshmitarët e thirrur nga Mediu! Që nga Majko, Kodheli deri te zyrtarët e Pentagonit

50
0

Për dosjen e bujshme të ”Gërdecit”, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu kërkon në Gjykatën e Posaçme pyetjen e 90 dëshmitarëve për llogari të procesit ndaj tij në këtë gjykatë. Mes tyre, ai kërkon që të merren në pyetje zyrtarë të lartë të mbrojtjes së DASH dhe qeverive, gjeneralë të NATO dhe ish-ministrat e Mbrojtjes së qeverisë shqiptare.

Mes dëshmitarëve ish-zv.sekretari i mbrojtjes në DASH, ish-ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, së Italisë dhe Maqedonisë së Veriut, katër gjeneralë të NATO, përfaqësues të SAC, si edhe ish-ministrat Pandeli Majko, Besnik Mustafai, Ridvan Bode, Aldo Bumçi, Mimi Kodheli dhe ish-shefi i SHISH Bahri Shaqiri.

Gjykata vendosi po ashtu edhe që procesi ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu në Gjykatën e Posaçme do të vijojë me procedurën e gjykimit të zakonshëm duke shfuqizuar vendimin e marrë me herët për gjykim të shkurtuar.

Me tej, për t’i dhënë kohë prokurorëve të paraqesin kërkesën për prova, seanca u shty për në 22 shtator. Gjykata nuk u shpreh në lidhje me provat e kërkuara nga avokatët. Në këtë gjykatë, ish-ministri përballet me akuzat e “shpërdorimit të detyrës”, në bashkëpunim dhe “shpërdorim të detyrës”, në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

Emrat

Pandeli Majko, në cilësinë e ish-ministrit të Mbrojtjes sepse ai ka miratuar dokumentet kryesore të sigurisë, urdhrat për menaxhimin e municionit të tepërt dhe shkatërrimin e tyre. Gjithashtu është përgjegjës për kontratën me kompanitë private të financuara nga donatorët për demontimin.

Besnik Mustafaj, në cilësinë e ish-ministrit të Jashtëm nga viti 2005 deri në vitin 2007. Ky i fundit ka qenë i ngarkuar për koordinimin e Komisionit Ndërministror të Integrimit në NATO, në përgatitjen dhe implementimin e detyrimeve të MAP (plani i detyrimit për anëtarësimin), si dhe negociatori kryesor në Këshillin e Atlantikut në Bruksel.

Ridvan Bode, në cilësinë e ish-ministrit të Financave për periudhën 2005-2013. Ai ka qenë pjesë e miratimit të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.138 / 2007 për demontimin e municioneve të tepërta, si dhe miratimin e vlerësimin e buxhetit të mbrojtjes në kuadër të anëtarësimit në NATO.

Aldo Bumçi, në cilësinë e ish-ministrit të Drejtësisë në kohën kur u miratua vendimi i Këshillit të Ministrave për VKM nr.138/2007 për demontimin e municioneve.

Mimi Kodheli, në cilësinë e ish-ministres së Mbrojtjes për periudhën 2013-2017, periudhë në të cilën ka vazhduar procesi i demontimit.

Besnik Baraj, si ish-zv. ministër i Mbrojtjes, të cilit i janë deleguar kompetenca në nënshkrimin e marrëveshjeve me partnerët për kryerjen e demontimit.

Si dëshmitarë janë ftuar edhe zyrtarë ndërkombëtarë. Bëhet fjalë për gjeneralin e brigadës Georgios Mouroutsos, kolonel Louis L. Boros dhe Gregory Cannata, drejtues të ekipit CUBIC, pranë Ministrisë së Mbrojtjes, të zgjedhur nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes për reformat dhe modernizimin e FA.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit