Home Aktualitet Detaje/ Si i ...

Detaje/ Si i zbuloi policia dy të rinjtë që shisnin kokainë në Elbasan

26
0

Dy të rinj u arrestuan nga policia në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre si dhe në banesën njërit prej tyre, u zbulua se merreshin me shitjen e kokainës.

Sipas bluve, në pranga ranë S. B., 31 vjeç dhe E. Z. (D), 33 vjeç`, të dy banues në Elbasan.

Shërbimet e Policisë sekuestruan “doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, 2 aparate celularë, një peshore të vogël që shërbente për peshimin e lëndës narkotike dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike|”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit