Home Sporti Dhunoi punonj...

Dhunoi punonjësin e Federatës, ndalohet nga policia presidenti i FFK-së

38
0

Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, nuk i ndahen problemet me drejtësinë. 61-vjeçari është ndaluar nga policia e Kosovës pasi akuzohet për sulm fizik ndaj një punonjësi të institucionit që drejton.

Gjatë ditës së djeshme (e mërkurë), punëtori i FFK-së, Artan Govori, denoncoi në policinë e shtetit se është dhunuar nga eprori i tij, Ademi. Gjatë mbrëmjes, presidenti i FFK-së është thirrur nga policia për të dhënë dëshminë e tij.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm (e enjte), zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se Agim Ademi është ndaluar për sulm fizik ndaj Govorit.

Njoftimi i Policisë:

“Me datën 16.03.2022, rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një rast sulmi, i cili ka ndodhur në zyrat e FFK-së. Lidhur me këtë rast, aktualisht, në stacion policor, është duke u intervistuar pala ankuese. Për detaje njoftoheni me kohë.

Informatë shtesë:

“Lidhur me këtë rast, janë intervistuar disa persona, njëri nga ta në cilësinë e personit të dyshuar.

Në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, rasti është iniciuar sulm dhe personi i dyshuar është dërguar në mbajtje”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit