Home Kosova Dialogu me Be...

Dialogu me Beogradin, Kurti: BE ti bëjë presion Serbisë dhe jo Kosovës

7
0

Në fjalën e tij në seancën e kësaj të premte në Kuvend, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka raportuar në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi. Në fjalën e tij në Kuvend, Kurti ka kritikuar procesin e deritanishëm të dialogut. Po ashtu ii ka thënë se mungesa e afateve kohore ka dëmtuar procesin e dialogut me Serbinë.

“Pala serbe në vazhdimësi ka minuar përpjekjet e përbashkëta për sukses. Kjo vërehet të një pjesë e madhe e marrëveshjeve. Fushata kundër FSK, vrasja e Oliver Ivanoviqit, arrestimi mbase i orkestruar i Marko Gjurqit, e që u lirua pa asnjë gjobë. Me të gjitha këto është synuar që të krijohet përshtypja që normalizimi mund të arrihet vetëm përmes ndarjes. E cila pastaj popullatës iu paketua si shkëmbim territoresh. Mungesa e afateve kohore e ka dëmtuar procesin e dialogut. Ne jemi vend i pavarur, koha që kalon duhet ta ndryshojë realitetin në Serbi e ta pranojnë krimet që kanë bërë në Kosovë. Pse të ngutemi, kur e kemi shpallur pavarësinë, askush nuk e ka menduar njohjen nga Serbia”, tha Kurti.

Ndër të tjera, Kurti ka kritikuar Bashkimin Evropain, duke theksuar se presioni duhet që të jetë mbi Serbinë dhe jo Kosovën. Ndërkohë që më tej, ai ka ritheksuar faktin se Kosova duhet të ulet si e barabartë me Serbinë në dialog.

”22 vende të Bashkimit Evropian janë më shumë se 5 shtete që nuk e njohin Kosovën. Unë kam ftuar krerët e opozitës për të diskutuar për dialogun, qasjen tonë e dini, unë po flas se cilat duhet të jenë parimet, Serbia duhet t’i pranojë krimet e bëra në Kosovë, duhet ta pranojë pavarësinë, barazia e përfaqësuesve, dhe qytetari si fitues në fund”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit