Home Kosova Dialogu me Se...

Dialogu me Serbinë, eksperti: Kosova të jetë në të njëjtën linjë me aleatët strategjikë

26
0

Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Bruksel në kuadër të Samitit të NATO-s, nuk prodhoi tym të bardhë. Ish-zv/ministri i Jashtëm, Anton Berisha, thotë se Kosova duhet të jetë konstruktive me aleatët, pasi Serbia nuk do pranojë asnjë kusht të vendosur nga Kosova. Sipas tij Serbia do e njohë Kosovën vetëm nëse ndodh që Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja t’i ushtrojnë presion.

”Dialogu ka për qëllim që pala kosovare të jetë konstruktive në proces sepse Serbia nuk do të pranojë asnjë kusht nisur nga fakti, që ajo është kërkesë kosovare. Roli i Kosovës duhet të jetë “politika e Rugovës”, që ka qenë në linjë të njëjtë me aleatët perëndimorë. Ne duhet të jemi konstruktivë me ta dhe procesin e jo të bëjmë filma për ngjarje të tilla kaq serioze dhe kaq të ndjeshme”,-tha Berisha.

Për të kryeministri Kurti e përdori dialogun për çështje politike të brendshme dhe se vazhdoi e njëjta linjë bisedimi si në 10 vitet e fundit me tension dhe mospajtime.

”Kosova ka vazhduar praktikën e vetë të gabuar sipas meje, që në vend që në dialog të jetë “kyçur” ministria e punëve të jashtme ka krijuar vazhdimisht pozicione si në të kaluarën, duke krijuar trupa të gatshme të cilët kanë marrë staf të përkohshëm. Kjo do të thotë se çdo gjë në vazhdimësi është filluar nga zero, në vend që të shfrytëzohet ministria e punëve të jashtme sepse edhe nëse ndërrohet ministri i jashtëm stafi diplomatik profesional mbete aty”. Për ish-zv/ministrin e Jashtëm BE-ja është përcaktuese në këtë dialog.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit