Home Aktualitet Dibër, i riu ...

Dibër, i riu godet 61-vjeçarin pas sherrit për motive të dobëta

27
0

Një sherr fizik për motive të dobëta ka çuar në lëndimin e një 61-vjeçari në Dibër.

Sipas uniformave blu mësohet se shtetasi me iniciale E.B. 32 vjeç ka goditur me sende të forta të moshuarin duke i shkaktuar plagë në pjesë të ndryshme të trupit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin E.B., 32 vjeç, banues në Dibër. 32-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasin Sh.Sh., 61 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime trupore.

-Në Bulqizë, gjatë natës persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit R.M., banues në Gjoricë. Vijon puna për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve”, tha policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit