Home Aktualitet Ditë me diell...

Ditë me diell dhe vranësira, prashikimi i motit për fundjavën

20
0

Këtë të shtunë, pjesa e parë e ditës paraqitet nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me kthjellime të cilat më të dukshme do të jenë në ultësirën perëndimore.

Në zonat malore herë pas here priten kalime të pakta të vranësirave.

Parashikohet që pas mesdite vranësirat të pësojnë zhvillim në të gjithë territorin duke sjellë shira të pakët, të cilat më të fokusuara do të jenë përgjatë shtrirjes Lindore dhe momente me pika shiu do të ketë pjesërisht në qytetet e zonës së ulët.

Orët e para të ditës në Kosovë do të jenë nën dominimin e motit të kthjellët dhe kalimeve të lehta të vranësirave në zona të izoluara në Veriperëndim të vendit.

Por parashikohet që orët e pasdites ti theksojnë vranësirat në territorin e Kosovës, ku më të fokusuara do të jenë përgjatë kufirit me territorin Shqiptar duke sjellë dhe reshje të pakta shiu. Mbrëmja do të sjellë përmirësim të motit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit