Home Aktualitet Ditë me diell...

Ditë me diell dhe vranësira, si do të jetë moti sot

20
0

Vendi ynë do përfshihet nga kthjellime gjatë orëve të paradites.

Por, sipas MeteoAlb, pasditja do të sjellë vranësira nëpër të gjithë vendin ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe pjesërish në qendër. Edhe pse ka shtim të lagështirës në ajër reshjet nuk do të jenë prezente.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një tjetër rritje në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 20°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgë mbi 2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Pjesa më e madhe e Europës paraqitet në ndikimin e kushteve të qëndrueshme amtosferike duke bërë që moti të jetë i kthjellët dhe i ngrohtë. Ndërsa zhvillimi i një qendre ciklonare në veriperëndim të Europës do të sjellë në ishujt britanikë reshje të dendura shiu KU here pas here do të ketë rrebeshe. Po ashtu, mbetet situata e paqëndrueshme për gadishullin iberik ku shirat do të jenë dominantë

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit