Home Aktualitet Do të vijë st...

Do të vijë stuhia e Europës Qëndrore në Shqipëri? Ja si e parashikojnë sinoptikanët

51
0

Në kohën kur Europa qendrore është përfshirë nga një stuhi e fortë me reshje të dendura shiu, që ka shkaktuar përmbytje, me pasojë dhjetëra viktima dhe shumë të tjerë të zhdukur, sipas sinoptikanëve ndikimi në kushtet atmosferike të vendit tonë do të jetë i ulët.

Ndërkohë , Sinoptikanja  Lajda Porja në një lidhje në news 24,  tha se kjo fundjavë parashikohet të jetë me reshje shiu. Ditën e shtunë pritet që të ketë rrebeshe shiu në zonën veriore dhe verilindore, ndërsa të dielën do të përfshihet edhe zona përgjatë bregdetit të Adriatikut.

“Duke parë stuhinë me origjinë në ishujt Britanik, që ka përfshirë Europën Qendrore, kjo stuhi e quajtur në shkallën e uraganeve, po sjell përkeqësim të motit. Pritet që stuhia të zhvendoset drejt alpeve, dhe tek ne vjen e dobësuar. Do të ketë më tepër rrebeshe shiu, në Maqedoni, Serbi dhe Kroaci. Moti paraqitet me vranësira. E shtuna parashikohet të sjellë reshje shiu në zonën veriore dhe verilindore. Dita e diel do të zhvendos në një pjesë të madhe të territorit. Do të përfshihen edhe zonat qendrore. Do të ketë reshje shiu në Velipojë, në Durrës, por shpëton zona e jugut. Ka pasur një rënie të temperaturave, krahasuar me të nxehtin që kaluam javën e shkuar. Parashikohet që termometri mos të kalojë 34 gradë celsius. Kryeqytet pritet që gjatë kësaj fundjave do të jetë 33 gradë. Dita e diel do të ketë rënie temperature, 32 gradë, do kemi të paraqitur gjatë kësaj fundjave parametrin e erës.”, -tha Porja.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit