Home Aktualitet “Do vij...

“Do vijë dita që nuk do të ketë viza për në SHBA”/ Yuri Kim jep lajmin e mirë para largimit

220
0

Në fjalimin e lamtumirës ambasadorja Yuri Kim është shprehur e emocionuar për pritshmëritë që ajo ka ndaj Shqipërisë dhe progresit që pritet të bëj vendi ynë.

Ndër të tjera Kim ka inkurajuar njerëzit duke u shprehur se shumë shpejt, do të vijë dita që për në SHBA nuk do të ketë më viza.

“Do të vijë dita që nuk do të ketë më viza në SHBA.”- tha Kim.

“Shqipëria ka ndërmarrë reforma të vështira, veçanërisht ajo në drejtësi. Ajo po jep rezultat. Edhe pse ka shumë punë për të bërë. Ne nuk do të ndalemi kurrë duke mbështetur Shqipërinë, ndërsa kemi forcuar demokracinë në vend. Bashkëpunimi ynë për mbrojtjen ka sjellë rezultate të mira. SHBA ka akorduar 50 mln dollarë për mbrojtje kibernetike, duke shtuar se kjo është paketa më e madhe e ofruar ndonjëherë. Investimet e huaja të SHBA-së arritën një nivel të ri prej 250 mln dollarësh në 2022 që është më shumë se dyfishi i asaj para 2022. Tregtia jonë dypalëshe është rritur në mënyrë të vazhdueshme. Çështja e Reformës në Drejtësi, çrrënjosja e korrupsionit nuk është thjeshtë çështje morale, por është që të kemi Shqipërinë një aleat më të fortë”, tha Kim, ndër të tjera.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit