Home Aktualitet Duma: Nuk ësh...

Duma: Nuk është momenti për agresivitet, dukej sikur Basha ishte i preferuar i SHBA-së

426
0

Ish-nënkryetarja e PD-së Grida Duma ka komentuar reagimin e ambasadës së SHBA për dorëheqjen e Lulzim Bashën, duke thënë se nuk është momenti për agresivitet. Në “Open”, Duma tha se Berisha ka ndërtuar një forcë politike me “Shtëpinë e Lirisë”, ndërsa theksoi se SHBA janë partneri më i rëndësishëm.

“Nuk është momenti për agresivitet në qëndrime. Ambasada e SHBA e lexon që nuk është momenti për të hedhur benzinë në këtë situatë të dorëheqjes.

Unë kam pasur të njëjtin qëndrim që nga 18 dhjetori duke thënë se Basha nuk është i barabartë me SHBA dhe as ata që kanë mbështetur Berishën nuk janë antiamerikanë. U duk sikur Basha ishte i preferuari dhe nëpër korridore politike thuhej shpesh se ishte i preferuari i amerikanëve.

Me këtë situatë ku vota influencohet, pa dyshim që SHBA janë partneri më i rëndësishëm si parakusht i shkuarjes drejt fitores. Nga ana tjetër, Berisha me Shtëpinë e Lirisë ka ndërtuar një forcë politike”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit