Home Aktualitet Dy kryeminist...

Dy kryeministra të Europës akoma nuk bindin kryeministrin Kurti

3
0

Qeveria e Kosovës ka publikuar fotografi nga pritja që kryeministri Albin Kurti u ka bërë në aeroport Kryeministrit të Holandës, Mark Rutte dhe atij të Luksemburgut, Xavier Bettel, raporton Express.

Sipas njoftimit të Qeverisë, Kurti u ka uruar mirëseardhje dy kryeministrave dhe i ka falenderuar për vizitën e tyre në Kosovë.

Kurti do të zhvillojë takim me Rutte dhe Bettel gjatë ditës, pas së cilit takim do të ketë edhe konferencë për media.

“Duke u uruar mirëseardhje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem jashari”, Kryeministri Kurti i falënderoi për vizitën e tyre në Republikën e Kosovës. Gjatë ditës, Kryeministri Kurti do të presë Kryeministrin Rutte dhe Kryeministrin Bettel për takim në ndërtesën e Qeverisë, pasuar me konferencë të përbashkët për media”, thuhet në njoftim.

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte tha se me kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel kanë ardhur në Kosovë si miq që duan ta ndihmojnë shtetin e ri ballkanik.

Rutte tha se me Kurtin kanë folur për situatën në veri dhe ia kanë shprehur atij brengat për këtë çështje dhe e përmbendi stabilitetin rajonal si tepër të rëndësishëm.

“Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës e ka bërë këtë më të rëndësishme se kurrë më parë. Dhe këtu stabiliteti regjional është proces tejet i rëndësishëm dhe sot i kemi shprehur brengat tona për ngritjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai, duke shtuar se Holanda dhe Luksemburgu kërkojnë shtensionim. “Kjo është e rëndësishme jo vetëm për paqen dhe stabilitetin në rajon”, tha ai.

“Përfshirja jonë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi është më e afërt se kurrë mund të them”, tha ndër tjerash kryeministri holandez.

Rutte kujtoi se “Holanda dhe Luksemburgu ishin ndër vendet e para që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”.

Ai kujtoi gjithashtu se “Holanda është investitori i tretë më i madh në Kosovë”.

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar pas takimit me kryeministrin e Holandës Mark Rutte dhe atë të Luksemburgut, Xavier Bettel.

Ai tha se ka kërkuar nga dy kryeministrat evropian që t’i ndihmojnë Kosovës që të anëtarësohet në NATO dhe në BE.

“Gjithashtu kërkova që të na ndihmojnë për sa i përket programit të NATO-s, Partneritetit për paqe dhe të ecim më tutje drejt marrjes së pyetësorit nga Komisioni Evropian sa i përket anëtarësimit në BE, ku ne tashmë e kemi bërë aplikimin tonë zyrtar”, deklaroi ai.

Më tutje, kryeministri përmendi edhe çështjen e dialogut me Serbinë. Ai tha se dëshirojnë zgjidhje evropiane dhe zbatim të marrëveshjeve.

“Në lidhje me dialogun për normalizimin e  marrëdhënieve me Serbinë, kam theksuar se Kosova është e interesuar për marrëdhënie të mira fqinjësore. Ne dëshirojmë zgjidhje evropiane dhe për këtë e kemi marrëveshjen bazike të 27 shkurtit dhe aneksin e zbatimit të 17 marsit, për të cilën dëshirojmë që të zbatohet në plotësi, pa vonesa dhe pa kushte”, deklaroi kryeministri.

Kurti tha se progresi demokratik i Kosovës është mundësi e mirë për BE-në që të transformojë Ballkanin Perëndimor.

“Demokracitë solidarizohen me njëra tjetrën përballë autokracive andaj edhe progresi demokratik i Kosovës është mundësi jo vetëm për shtetin tonë por edhe BE-në për të shtyrë përpara reformat dhe transformimin e Ballkanit Perëndimor”, tha ai.

Më tutje, Kurti i ka falënderuar dy kryeministrat evropian për vizitën në Kosovë.

“Në këto kohë të rëndësishme për demokracinë dhe sigurinë e paqenë në rajonin tonë dhe kontinentin tonë. Vendet tona gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera, të cilat janë gjithmonë e me të afërta. Jemi mirënjohës për mbështetjen e Holandës dhe Luksemburgut për lirinë dhe pavarësinë tonë, për progresin demokratik dhe ekonomik”, tha ai

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit