Home KRYESORE E BUJSHME/ 20...

E BUJSHME/ 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen Shqipëri-Republika Çeke

61
0

Pas ndeshjeve fantastike ndaj Çekisë dhe Polonisë, Kombëtarja jonë po vijon përgatitjet për duelin e 12 tetorit ndaj Republikës Çeke, që këtë herë do të luhet në “Air Albania Stadium”.

Bëhet fjalë për rreth 200 mijë të interesuar për një vend në stadium, teksa të gjithë thuajse çdo ditë si pyetje të parë kanë: A dolën biletat për Çekinë? Ndërkohë stadiumi ka 22 mijë vende.

Ecuria brilante e Shqipërisë në kualifikueset e “Euro 2024” ka nxitur një garë të paprecedentë për të siguruar bileta. Portali i blerjes “online” bllokohet shpesh nga numri i lartë i përdoruesve, edhe pse biletat nuk kanë dalë ende në shitje.

Pas fitores madhështore ndaj Polonisë, ku Kombëtarja mori edhe kryesimin e Grupit E, të gjithë janë entuziastë. Skuadra e Sylvinho të bind me lojë, entuziazmon mbështetësit në tribuna dhe ka shansin më të mirë që të sigurojë pjesëmarrjen në “Euro 2024”, që do të zhvillohet në Gjermani.

Me një rezultat pozitiv kundër Republikës Çeke, ky objektiv do të hipotekohej. Të gjithë tifozët, edhe ata që Kombëtaren e kanë ndjekur rrallë në stadium, duan të jenë në mbështetje të skuadrës.

Hyrja në faqe është bërë një mision i vështirë, pasi është me radhë, edhe pse biletat ende nuk kanë dalë në shitje

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit