Home Aktualitet Ek*ekutimi i ...

Ek*ekutimi i Ardian Nikulajt, Maroku pranon të ekstradojë autorin

75
0

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla bën me dije se autoritetet në Marok kanë pranuar kërkesën për ekstradimin e autorit të dyshuar të vrasjes së biznesmenit, Ardian Nikulaj. Balla thotë se portugezi është person i kërkuar nga drejtësia shqiptare si i dyshuar për një krim të rëndë. Sipas tij, sundimi i ligjit vijon të godasë mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund.

“Falë mbështetjes së Interpol, marrëdhënia me të cilët ka hyrë në një fazë të re, si dhe bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese të Marokut, jemi bërë me dije se është pranuar kërkesa jonë për ekstradimin drejt Shqipërisë të shtetasit Ruben Ribeiro Saraiva, person i kërkuar nga drejtësia shqiptare si i dyshuar për një krim të rëndë. Policia e Shtetit do të realizojë së shpejti ekstradimin e tij në Shqipëri”, shkruan Balla.

Kujtojmë se, rreth një muaj më parë autoritetet marokene i kanë përcjellë homologëve të tyre shqiptarë aparatin celular të Ruben Saraivës, 28-vjeçarit portugez, i cili dyshohet se kishte rolin e ekzekutorit në eliminimin e biznesmenit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit