Home Aktualitet Elbasan, kont...

Elbasan, kontrolle të befasishme në makina dhe persona të dyshuar

40
0

Dhjetëra qytetarë i janë nënshtruar kontrollit të Policisë në Elbasan, gjatë aksionit këtë mbrëmje për kapjen e personave të përfshirë në vepra kriminale.

Policia e Elbasanit, Forcat e Posaçme Shqiponja, Forcat Operacionale, Policia Kriminale, Patrulla e Përgjithshme, Policia Rrugore, kontrolle të befasishme në qytet për kapjen e personave të cilët qarkullojnë me armë zjarri, me lëndë narkotike, për kapjen e personave të shpallur në kërkim, atyre që qarkullojnë me xhama të zinj të pacertifikuar, apo që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje te dehur, thuhet në njoftimin e policisë.

Muajt e fundit ka pasur disa operacione të tilla në Elbasanin, qytetit që është bërë kryefjala e kronikës së zezë, për shkak të atentateve dhe sherreve mes bandave kriminale.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit