Home ShowBiz Eleminimi sup...

Eleminimi suprizë i Efit nga ”Big Brother”, ku Dea fitoi një betejë por humbi popullin. ”Luftë” në rrjete sociale

860
0

Mbrëmë ”Big Brother Vip 2” humbi një lojtare të fortë dhe shumë të dashur nga publiku. Efi Dhedhes është e eliminuara surprizë e cila la shtëpinë pas nominimit që i bëri Dea Misheli.

Banorja nominoi 3 banorët: Luiz, Kiara dhe Efi, duke i vendosur përballë njëri-tjetrit dhe me vendimin e publikut, u vendos që shtëpinë ta lërë Efi, për të përfunduar kështu rrugëtimin drejt çmimit të madh.

Ajo falenderoi banorët për përvojën e paharrueshme dhe iu referuar Luizit si “fitues”, duke i dhënë kurajo dhe këshilla.

Dea ka fituar një betejë, ajo ka humbur një luftë edhe më të madhe me Luizin, suportin nga publiku. Dea ka humbur pas daljes së Efit mijëra ndjekës në kohë rekord në rrjetin e saj social Instragram.

Vlen për t’u theksuar se Dea në këtë moment është më pak e pëlqyera nga publiku. Kurse Efi ka marrë që nga mbrëmë më shumë se 21 mijë ndjekës plus. Ajo numëron plot 321 mijë ndjekës dhe çdo sekond shtohen.

Pritet një shpërthim edhe më i madh në rrjet nëse Dea nuk lë shtëpinë e Big Brother të martën, pasi të gjithë përveç Kristit, janë në nominim. Dhe shumica e publikut nuk preferon ta shohin më Dean brenda shtëpisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit