Home Bota EMA do të shq...

EMA do të shqyrtojë këtë ilaç kundër Covid-19, ka efekte të jashtëzakonshme

52
0

Ilaçi anti-Covid që merret nga goja po kalon në hapat e fundit drejt zyrtarizimit të përdorimit të tij. Agjencia Evropiane e Mjekësisë (EMA) ka “filluar një shqyrtim të ilaçit antiviral oral molnupiravir” kundër COVID-19 të zhvilluar nga kompania farmaceutike Merck.

Nëse ilaçi miratohet nga EMA, do të ishte trajtimi i parë për koronavirusin që nuk ka nevojë të administrohet me gjilpëra apo infuzione intravenoze.

Në fillim të këtij muaji, Merck i kërkoi Administratës së Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së që të miratojë molnupiravirin dhe pritet një vendim brenda javësh.

Kompania raportoi këtë muaj se pilula përgjysmoi shtrimet në spital dhe vdekjet në mesin e pacientëve me simptoma të hershme të COVID-19. Rezultatet ishin aq të forta sa që ekspertët e pavarur mjekësorë që monitoronin provën rekomanduan ndërprerjen e hershme.

Një pilulë antivirale që njerëzit mund të marrin në shtëpi për të reduktuar simptomat e tyre dhe për të shpejtuar shërimin mund të jetë inovator, duke lehtësuar ngarkesën dërrmuese të rasteve në spitale dhe duke ndihmuar në frenimin e shpërthimeve në vendet më të varfra me sisteme të dobëta të kujdesit shëndetësor.

Ai gjithashtu do të forconte një qasje të dyfishtë ndaj pandemisë: trajtim, me anë të mjekimit dhe parandalim, kryesisht nëpërmjet vaksinimeve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit