Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 03:56 Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten Futbolli spanjoll është tronditur nga vdekja e sulmuesit të Tenerife-s, Jesús de Miguel, pas një përplasjeje të rëndë gjatë ndeshjes me Andorrën. Futbollisti 30-vjeçar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Aksident në Durrës
  • Berisha
  • SPAK dhe SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Opozita kundër Ramës
  • Protesta Kryeministria
  • Interi-Como
  • Bllokada ndaj Iranit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Aksident në Durrës
  • Berisha
  • SPAK dhe SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Opozita kundër Ramës
  • Protesta Kryeministria
  • Interi-Como
  • Bllokada ndaj Iranit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjermania po shkon drejt “lindjes së një dielli” përmes reaktori eksperimental Wendelstein 7-X të fuzionit bërthamor

Kuriozitete E diel, 17 Maj 2026 20:29
Gjermania po shkon drejt “lindjes së një dielli” përmes reaktori eksperimental Wendelstein 7-X  të fuzionit bërthamor
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kriza energjetike do të marrë fund në çastin kur centrali i parë funksional i fuzionit bërthamor të lidhet me rrjetin elektrik global. Në atë moment, frika nga mungesa e lëndëve djegëse, varësia nga nafta dhe gazi, emetimet shkatërruese të karbonit dhe pasiguria energjetike që ka diktuar fatet e kombeve për më shumë se një shekull, mund të fillojnë të zbehen si relike të një epoke primitive industriale. Sot, Gjermania duket më pranë këtij horizonti se çdo vend tjetër në historinë moderne.

Në zemër të këtij revolucioni ndodhet reaktori eksperimental Wendelstein 7-X, një nga projektet më ambicioze të njerëzimit në kërkimin për të zotëruar energjinë e yjeve. Ky stellarator gjigant, i ndërtuar nga Instituti Max Planck për Fizikën e Plazmës, ka arritur nivele stabiliteti të plazmës që për dekada konsideroheshin pothuajse të paarritshme. Ndërsa shumë projekte të tjera janë përballur me kufizimet teknologjike të kontrollit të temperaturave ekstreme, shkencëtarët gjermanë po flasin tashmë hapur për një realitet që deri dje i përkiste vetëm fantashkencës: prodhimi komercial i energjisë nga fuzioni bërthamor mund të bëhet realitet brenda dekadës së ardhshme.
Dhe nëse kjo ndodh, nuk do të kemi të bëjmë thjesht me një përmirësim të teknologjisë energjetike, por me një ndryshim civilizues.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndryshe nga centralet bërthamore tradicionale, që funksionojnë përmes ndarjes së atomit (fisionit), fuzioni riprodhon procesin që fuqizon Diellin dhe yjet: bashkimin e bërthamave atomike për të çliruar energji kolosale. Është një energji që nuk djeg, nuk konsumon botën përreth dhe nuk ushqehet me frikën e katastrofës.
Avantazhet e saj janë pothuajse utopike; Karburanti kryesor, deuteriumi, mund të nxirret nga uji i detit, duke e bërë oqeanin rezervuarin më të madh energjetik të planetit. Gjithashtu nënprodukti kryesor është heliumi, një gaz inert dhe i padëmshëm.
Bie mali i frikës ekologjike, fuzioni nuk prodhon gazra serrë dhe nuk kontribuon në ngrohjen globale.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Rrëzohet gjithashtu edhe alibia e katastrofës, sepse nuk ekziston rreziku i reaksioneve zinxhir të pakontrolluara si në centralet tradicionale bërthamore.
Për të mbërritur te pendiment i paimagjinueshëm. Një sasi fare e vogël karburanti mund të prodhojë energji miliona herë më të madhe sesa lëndët djegëse fosile.
Nëse shekulli XX u ndërtua mbi naftën, atëherë shekulli XXI mund të shkruhet nga fuzioni.
Por kjo nuk është vetëm një histori shkencore. Është edhe një histori pushteti.
Nëse energjia bëhet praktikisht e pakufizuar dhe e pastër, shumë prej mekanizmave mbi të cilët janë ndërtuar ekonomitë dhe aleancat globale do të tronditen në themel. Luftërat për burime energjetike, varësitë strategjike nga gazsjellësit dhe tregjet e naftës, kontrolli i rrugëve detare dhe i rezervave fosile, të gjitha mund të humbasin peshën që kanë sot. Një central funksional i fuzionit nuk do të ishte vetëm një arritje teknologjike; ai do të ishte një akt që rishkruan gjeopolitikën.

Mund t'ju interesojë

Mélenchon kërkon daljen e Francës nga NATO: shtetëzim i kompanive të mbrojtjes dhe mbyllja e qendrës së Aleancës në Toulouse

Mélenchon kërkon daljen e Francës nga NATO: shtetëzim i kompanive të mbrojtjes dhe mbyl...

Para 13 orësh
Dëshironi të fluturoni në Hënë? NASA kërkon astronautë të rinj për të zgjeruar programin Artemis

Dëshironi të fluturoni në Hënë? NASA kërkon astronautë të rinj për të zgjeruar programi...

7 Nëntor 2026, 20:31
“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

2 Nëntor 2026, 15:02

Pikërisht këtu lind edhe skepticizmi.
Historia ka treguar se çdo revolucion energjetik ka hasur rezistencë nga interesat që mbijetojnë falë sistemit ekzistues. Industria e lëndëve djegëse fosile përfaqëson triliona dollarë kapital, ndikim politik dhe kontroll ekonomik global. Një teknologji që premton energji të pastër, të bollshme dhe potencialisht më të lirë, rrezikon të ndryshojë jo vetëm tregun, por vetë arkitekturën e pushtetit botëror.
Megjithatë, dinamika e historisë ka dëshmuar gjithashtu se kur një teknologji bëhet e pashmangshme, rezistenca vetëm sa e vonon, por nuk e ndal dot.
Ndoshta njerëzimi ndodhet përballë pragut të atij momenti të rrallë kur shkenca nuk krijon thjesht një makinë të re, por një mënyrë të re për të jetuar në Tokë. Dhe nëse Wendelstein 7-X apo pasardhësit e tij arrijnë të lidhin energjinë e yjeve me qytetërimin njerëzor, atëherë epoka e krizave energjetike mund të kujtohet një ditë si një ankth i lashtë i njerëzimit.
Përgatiti: Albert Vataj

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten
Para 12 minutash

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor
Para 33 minutash

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?
Para 46 minutash

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë
Para 1 ore

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 7 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 17 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 14 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Vajza me shami si heroinë në Protestë!
Para 21 orësh

Vajza me shami si heroinë në Protestë!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.