Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 10:39 Marcus Thuram në super formë, bën diferencën te skuadra e Interit Paraqitja fantastike e Marcus Thuram ndaj Comos ka marrë vlerësime të shumta, madje edhe nga kapiteni i tij, Lautaro Martinez, i cili e ndoqi…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pse në të ardhmen nuk do ketë më kushërinj?

Kuriozitete E hënë, 2 Shtator 2024 09:35
Pse në të ardhmen nuk do ketë më kushërinj?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Koncepti tradicional i familjes, i karakterizuar nga një rrjet horizontal i të afërmve si kushërinjtë, vëllezërit dhe dajat, po pëson një ndryshim të thellë. Këto lidhje, që i përkasin të njëjtit brez, po humbasin gradualisht terren dhe prania e tyre mund të zvogëlohet gjithnjë e më shumë me kalimin e kohës.

Evolucioni i strukturave familjare – i sjellë nga reduktimi i lindjeve dhe zgjedhja gjithnjë e më e përhapur për të mos pasur fëmijë ose për t’i pasur ata në një moshë më të pjekur – ngre pyetje të rëndësishme në lidhje me qëndrueshmërinë e kujdesit shëndetësor dhe sistemeve të sigurimeve shoqërore. Me një popullsi në plakje dhe një rënie të lindjeve, pyetja është se si do të menaxhohen nevojat për kujdes afatgjatë dhe cilat do të jenë implikimet ekonomike dhe sociale në mbarë botën.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Në të ardhmen nuk do të ketë më vëllezër apo kushërinj”, thotë një studim i fundit i botuar në Pnas. Kërkimi multidisiplinar hodhi një vështrim të thellë në dinamikat e ardhshme të familjes në mbarë botën.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

I kryer nga ekspertë si Diego Alburez-Gutierrez i Institutit Max Planck për Kërkime Demografike në Rostock, Ivan Ëilliams i Universitetit të Buenos Aires dhe Hal Casëell i Universitetit të Amsterdamit, hulumtimi propozon një sërë parashikimesh të bazuara në dinamikat aktuale demografike.

Analiza fokusohet në strukturat e farefisnisë dhe ndryshimet e parashikuara në madhësinë dhe përbërjen e familjeve deri në vitin 2100. Një nga aspektet më të rëndësishme të studimit është parashikimi i një rënie të ndjeshme të numrit të të afërmve për individ me kalimin e kohës. Për shembull, siç lexojmë në studim, në vitin 1950 një grua 65-vjeçare mund të llogariste në një rrjet familjar të përbërë nga 41 persona, ndërsa në vitin 2095 kjo shifër është e destinuar të bjerë në vetëm 25 të afërm.

Mund t'ju interesojë

Mélenchon kërkon daljen e Francës nga NATO: shtetëzim i kompanive të mbrojtjes dhe mbyllja e qendrës së Aleancës në Toulouse

Mélenchon kërkon daljen e Francës nga NATO: shtetëzim i kompanive të mbrojtjes dhe mbyl...

Para 19 orësh
Dëshironi të fluturoni në Hënë? NASA kërkon astronautë të rinj për të zgjeruar programin Artemis

Dëshironi të fluturoni në Hënë? NASA kërkon astronautë të rinj për të zgjeruar programi...

7 Nëntor 2026, 20:31
“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

2 Nëntor 2026, 15:02

Parashikimet tregojnë se ndryshimi do të jetë më i theksuar në disa rajone se të tjerat.

Në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara, për shembull, pritet një rënie e ndjeshme e numrit të të afërmve, me kalimin nga 25 të afërm në 1950 në 15.9 në 2095.

Rezultatet e testimit mund të jenë shumë të ndryshme në Afrikën Sub-Sahariane, ku pritet një rritje e konsiderueshme e popullsisë. Një situatë krejtësisht e ndryshme në Amerikën Latine dhe Karaibe, ku studimi parashikoi një rënie të paprecedentë të madhësisë së familjes.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marcus Thuram në super formë, bën diferencën te skuadra e Interit
Para 9 minutash

Marcus Thuram në super formë, bën diferencën te skuadra e Interit

SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkon për Emiljano Shullazin dhe Lulzim Berishën
Para 13 minutash

SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkon për Emiljano Shullazin dhe Lulzim Berishën

Buxhetimi me pjesëmarrje në Rajonin nr. 1, investime të reja në shkollën “Abdyl Paralloi” dhe rrugën e Krastës
Para 35 minutash

Buxhetimi me pjesëmarrje në Rajonin nr. 1, investime të reja në shkollën “Abdyl Paralloi” dhe rrugën e...

Ish-ministri paraqitet në GJKKO, pritet të dëshmojë në gjyqin e dosjes “Partizani”
Para 46 minutash

Ish-ministri paraqitet në GJKKO, pritet të dëshmojë në gjyqin e dosjes “Partizani”

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 14 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
8 Nëntor 2026, 10:26

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 21 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…
Para 16 orësh

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.