Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 03:56 Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten Futbolli spanjoll është tronditur nga vdekja e sulmuesit të Tenerife-s, Jesús de Miguel, pas një përplasjeje të rëndë gjatë ndeshjes me Andorrën. Futbollisti 30-vjeçar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shkencëtarët kanë hedhur dritë mbi një nga spektaklet më të mahnitshme dhe enigmatike të universit tonë të afërt, “shiun koronal”

Kuriozitete E diel, 26 Tetor 2025 08:56
Shkencëtarët kanë hedhur dritë mbi një nga spektaklet më të mahnitshme dhe enigmatike të universit tonë të afërt, “shiun koronal”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nuk bëhet fjalë për reshje uji, por për një “shi” plazme të mbinxehur, që ndodh në zemrën e zjarrtë të sistemit tonë diellor, sipas “Science Alert”.

Ky fenomen ndodh në koronën diellore, shtresa më e jashtme, më e hollë dhe njëherësh më e nxehtë e atmosferës së Diellit. Aty, grimcat e plazmës nisin një udhëtim të mrekullueshëm përgjatë vijave të fushës magnetike, duke rrëshqitur në forma harqesh kolosale, që ngrihen në hapësirë si kurora drite. Në këto harqe, nxehtësia ekstreme dhe energjia magnetike krijojnë një vallëzim të zjarrtë, ku plazma ngrihet, ftohet dhe bie sërish, si një shi që përfshin vetë qiellin e Diellit.

Ndryshe nga shiu tokësor, që mbart pikla uji, “pikat” e këtij shiu janë grimca plazme që arrijnë temperatura prej miliona gradë Celsius. Megjithatë, kur ato ftohen mjaftueshëm, bëhen më të dendura dhe nisin të bien përsëri drejt sipërfaqes së Diellit – një proces që shpalos bukurinë dhe dinamikën e përhershme të yllit tonë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Përmasat e këtyre harkimeve magnetike janë marramendëse: ato mund të shtrihen deri në pesë herë lartësinë e Tokës, duke krijuar struktura që sfidojnë çdo përfytyrim njerëzor mbi përmasat dhe fuqinë e natyrës.

Prej vitesh, shkencëtarët kanë mbetur të hutuar përpara shpejtësisë me të cilën formohej ky “shi diellor”. Modelet teorike sugjeronin se procesi duhej të zgjaste orë apo edhe ditë, ndërsa vëzhgimet nga teleskopët hapësinorë tregonin se fenomeni ndodhte brenda vetëm pak dhjetëra minutash, veçanërisht pas shpërthimeve të fuqishme diellore.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Zgjidhja e misterit erdhi nga një ekip studiuesish të Universitetit të Havait, të cilët zbuluan elementin që mungonte në ekuacion: përbërja kimike e koronës diellore nuk është e qëndrueshme. Në simulimet e tyre të avancuara, ata lejuan ndryshime në përqendrimet e elementeve si hekuri, magnezi dhe silici – dhe papritur, “shiu” u formua brenda 35 minutash, duke përputhur modelin teorik me vëzhgimet reale.

Mund t'ju interesojë

Mélenchon kërkon daljen e Francës nga NATO: shtetëzim i kompanive të mbrojtjes dhe mbyllja e qendrës së Aleancës në Toulouse

Mélenchon kërkon daljen e Francës nga NATO: shtetëzim i kompanive të mbrojtjes dhe mbyl...

Para 15 orësh
Dëshironi të fluturoni në Hënë? NASA kërkon astronautë të rinj për të zgjeruar programin Artemis

Dëshironi të fluturoni në Hënë? NASA kërkon astronautë të rinj për të zgjeruar programi...

7 Nëntor 2026, 20:31
“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

2 Nëntor 2026, 15:02

Ky zbulim ndryshon mënyrën se si kuptojmë ftohjen dhe nxehtësinë në atmosferën diellore. Ndryshimet në përbërje ndikojnë drejtpërdrejt në humbjen e nxehtësisë, duke ftohur në mënyrë të menjëhershme majat e harkut magnetik. Si pasojë, materiali i ngrohur ngrihet, pastaj ftohet me shpejtësi dhe bie sërish – një cikël i përjetshëm i rilindjes plazmike.

Sipas studiuesve, ky proces mund të jetë çelësi për të kuptuar mekanizmat e brendshëm të energjisë së koronës dhe mënyrën si ajo ruan temperaturat e saj jashtëzakonisht të larta – një nga misteret më të mëdha të fizikës diellore.

Zbulimi, i publikuar në revistën “The Astrophysical Journal”, jo vetëm që zgjidh një enigëm të gjatë, por hap një kapitull të ri në kërkimet për ngrohjen koronalë, stuhitë diellore dhe ndikimin e tyre në klimën hapësinore që prek edhe Tokën.

Në dritën e këtij studimi, shiut i Diellit nuk i mungon poezia: është vallëzimi i dritës dhe materies, një kujtesë se edhe në furinë e plazmës, universi di të krijojë bukuri me ritmin e përkryer të shkencës.
Albert Vataj

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten
Para 2 orësh

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor
Para 3 orësh

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?
Para 3 orësh

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë
Para 3 orësh

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 10 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 20 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 17 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…
Para 12 orësh

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.