Home Aktualitet Energjia do s...

Energjia do shkojë 674,44€/mwh/ Zef Shtjefni-Ramës: Merr situatën në dorë, ndihmoi shqiptarët të vendosin panele diellore

311
0

Biznesmeni Zef Shtjefni, ka ngritur shqetësimin për energjinë elektrike, ku thotë se nesër në bursën e Budapestit energjia pritet të shkojë 674,44€/mwh. Ndaj edhe Shtjefni i bën thirrje kryeministrit Edi Rama që të marrë vetë në dorë situatën, si edhe të ndihmojë shqiptarët që të vendosin panele diellore për vetëkonsum, por masivisht edhe për treg. ”Strukturat shtetërore qëndrore e lokale dhe OSSh duhet të zgjohen dhe të mos pengojnë bizneset e bankat që të investojnë me shpejtësi, për të përballuar situatën e paparë ndonjëherë”,-shkruan në një postim në facebook.

Postimi i plotë

Nesër në bursën e Budapestit energjia pritet të shkojë 674,44€/mwh. Industria shqiptare, por jo vetem ajo po shkon drejt një kolapsi të plotë.

I bëj thirrje kryeministrit ta marrë vetë situatën në dorë dhe të heqë të gjitha burokracitë, pengesat dhe taksat me qëllim që bizneset e vogla e të mëdha, si dhe çdo familje që ka hapësira, të vendosin panele diellore për vetëkonsum, por masivisht dhe për treg.

Jemi jashtëzakonisht vonë. Ligji aktual është demotivues, është pengesë absurdte dhe tmerrësisht e dëmshme për situatën. Strukturat shtetërore qëndrore e lokale dhe OSSh duhet të zgjohen dhe të mos pengojnë bizneset e bankat që të investojnë me shpejtësi, për të përballuar situatën e paparë ndonjëherë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit