Home Aktualitet Enkelejd Alib...

Enkelejd Alibeaj kërkon votën për Agron Kapllanajn në Mallakastër: Ndjesë për bojkotin e zgjedhjeve të 2019

74
0

Kreu në detyrë i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj vijoi edhe këtë të hënë fushatën për zgjedhjet lokale të 14 Majit në Mallakastër. Alibeaj bëri thirrje për bashkim rreth kandidaturës së Agron Kapllanajt, duke deklaruar se ai është kandidati që do tu shërbejë qytetarëve. Nga ana tjetër, Alibeaj u kërkoi gjithashtu ndjesë banorëve të Mallakastrës për bojkotin e zgjedhjeve të vitit 2019.

“Është e rëndësishme që sa herë flitet për çështje politike, e para do të duhet të shihet nga vetja. Dhe unë këtë dua të bëj. Së pari dua t’u kërkojë të gjithëve juve një ndjesë që katër vite më parë, në 2019-ën, morëm një vendim i cili rezultoi të ishte i gabuar. I braktisëm në fakt zgjedhjet lokale të 2019-ës, e në fakt rezultoi që ishte një lëvizje e gabuar.

Ndjesë për këtë veprim që bëmë në atë kohë, jo se thjesht dhe vetëm pamë atë se ç’ishte konjektura politike e momentit, por ajo se çfarë ndodhi realisht, ishte në një farë mënyrë, i lamë vetëm qytetarët e Mallakastrës.

Ndaj është e udhës sot, për aq sa më takon dhe nuk më takon pak në këtë pozicion që kam të kërkoj ndjesë për katër vite që e lamë Mallakastrën dhe Mallakastriotët të braktisur në dorën e pamëshirës që ndodhej qoftë të Edi Ramës, qoftë dhe të përfaqësuesve të tyre. E mbani mend, e mbaj mend në fakt shumë mirë atë ditë që edhe pse kishin mbaruar zgjedhjet, ajo bashki u shpërthye”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit