Home KRYESORE Erion Braçe s...

Erion Braçe shpërthen në Kuvend: Keqqeverisje në përdorimin e parave publike. Nuk po mendoni fare për bujqit dhe blegtorët!

300
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka shpërthyer në Kuvend ndaj qeverisë sa i takon mbështetjes së kësaj të fundit për bujqësinë dhe blegtorinë.

Nga foltorja e Kuvendit, ish/zv/kryeministrit Erion Braçe theksoi se kishte kërkuar mbështetje për këto kategori, por nuk u miratua kurrë nga qeveria, ndërsa pohoi se kjo është dhe arsyeja se pse të rinjtë që punojnë këtu tokat ikin nga vendi.

Nuk dua të flas se sa mirë kemi bërë që kemi mbledhur më shumë para për të ardhurat për buxhetin e shtetit. Vetëm me këtë akt shtohen 5 miliardë lekë më shumë, ndërkohë që në raport me buxhetin janë mbledhur më shumë të ardhura tatimore se sa kishim planifikuar vjet. Nuk dua të flas aq që po ruajmë parametra e deficitit buxhetor. Kemi rialokuar shpenzime për investime, për rindërtimin dhe kemi bërë mirë. Për shëndetësinë, dhe kemi bërë shumë mirë, për policinë dhe dixhitalizimim. Nga ajo që shikoj nga numrat do kemi bollëk fiskal dhe parash. Thuajse në kufijtë e një histerie fiskale, këtë muaj për llogari të dhjetorit duhet të hardhojmë 152 miliardë lekë. 152 miliardë lekë fiksojeni, mirë! Po i çojmë shpenzimet totale në 665 miliardë lekë. Ndërsa deri në nëntor kemi shpenzuar 540 miliardë lekë. Shifrat duket sikur janë shembur. Kemi ardhur në dhjetor me 9.5 miliardë lekë suficit. Unë nuk e imagjinoj dot se si!

Jam i bindur se këto para nuk do përdoren dot.

Kjo është përgjegjësi i Ministrisë së Financave, siç është dhe përgjegjësi rritja e interesave të borxhit, apo rritjen e interesave të kredisë, që po ngjiten në 7%. Na ishte lënë një detyrë nga FMN. Ushtrimi ishte i thjesht; mblidh para pa rritur taksat. Duke lënë hapësirë për politikën, për të goditur inflacionin dhe për të mbajtur investimin, sidomos atë provat. E gjithë quhet qeverisje. Dyshojmë se e po e bëjmë në aspektin fiskal për të përdorur paratë publike. Dyshoj shumë se mund të dalim dhe nga shinat. Kur u diskutua në nëntor buxheti i vitit që shkoi, në analizat e këtij viti, për vitin e ardhshëm kërkova 1mld lekë plus për mbështetjen e bujqve. Dhe një 1 miliardë për vitin e ardhshëm. Kërkova 1/30 për bujqërit dhe blegtorët. Nga 152 miliardë lekë që do paguajmë këtë muaj, kërkova 1/152, për të paguar naftën falas. Për ato familje bujqësore. Është padrejtësi e madhe që këto 15 mijë e 100 familje s’do e marrin dot naftën falas. Dëgjova një deputet këtu dje se si gatuhen fasulet në të gjitha dimensionet. Të pyes se ai njeh mirë. Po Ilir Kaloshi që ka marrë naftë flas, ça është? Po Ylli Hasa? Po Bexhet Sina? Po kujtim Muja ça janë. Shikoni është politikë e poshtër që të nisësh e të përmendësh dhe të krijosh alibi që të argumentosh atë që ju kemi premtuar bujqve. Na besuan ne! Kërkova për të paguar për tufën e matrikuluar për ata që kanë mbi 10 lopë apo dele. Janë përjashtuar! Ka ndonjë ekspert këtu në sallë, këtu larg apo aty poshtë të më thotë se si argumentohet kjo? Kjo është padrejtësi. 3.7 miliardë lekë japim ne, 3 mijë e 230 lekë më pak se sa gjysma për një thes me pleh. Këta na kanë bërë deputet, një jetë me status deputeti. Jeta e tyre është puna. Kur votoni për lopën, mendoni biznesmenin që përfiton prej tyre. Por mendoni dhe këtë tjetrën, për njerëzit e thjeshtë të nderuar deputetë dhe ju të qeverisë.

 Bujqësia nuk është AZHBR, por bujqësia është e këtyre njerëzve që duhen mbështetur”, tha deputeti i PS, Erion Braçe.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit