Home Aktualitet Ermal Dredha ...

Ermal Dredha flet për problemet e Vlorës dhe sfidat e bashkisë: Vlonjatët duhet të më besojnë si djalin e tyre

74
0

Furnizimi me ujë të pijshëm dhe shërbimi urban janë dy handikapët e mëdha që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme në qytetin e Vlorës. Kandidati socialist për bashkinë e qytetit bregdetar, Ermal Dredha renditi në Debatin me Alba Alishanin, platformën elektorale dhe vizionin e tij me të cilin kërkon votën e vlonjatëve. Duke folur për mangësitë e qytetit ai tha se synimi i tij është kthimi i Vlorës në perlën e Mesdheut. Aksesi me shërbim urban në të gjithë Vlorën është një tjetër sfidë e kandidatit socialist në programin e tij elektoral, përfshirë rregullimin e rrugëve dhe fasadave.

“I them komunitetit nuk është premtim është angazhim, administrata lokal duhet të jetë në shërbim të komunitetit. Përfshirë ndriçimin, ujin, rregullimin e fasadave që do ta zgjidhim me banuesit në pallate. Shërbimi urban është një handikap shumë i madh këtu. Duhet të kapim të gjithë hartën e Vlorës. Kjo i mungon një qyteti turistik. Ne duhet të kemi akses në gjithë Vlorën, flota që kjo kompani ka, është 12 autobusë. Nëse nuk e zgjeron këtë flotë bashkia do të krijojë ndërmarrje brenda bashkisë për të plotësuar kërkesat. Duhet orientim për trafikun në sezonin turistik është një fluks i paparë”.

Dredha thotë se i ka të qarta piketat për turizmin, ku fokusi do të jetë ai gjithëvjetor, përfshirë kalendarin e aktiviteteve dhe sportel të dedikuar për fshatrat. Ai i mëshon bashkëpunimit edhe me institucionet e tjera për zgjidhjen e problemeve, sikurse ndodh me kadastrën.

Karriera e diplomatit dhe rikthimi në vendlindje i tij duhet të merren shembull edhe nga të rinjtë që të qëndrojnë dhe punojnë në Vlorë. “Duhet të krijojmë kushtet që rinia të qëndrojë këtu. Shembulli i parë duhet të jetë Ermali. Shërbeva 21 vite si diplomat dhe një ditë u thirra nga baza për t’i shërbyer vendit tim. Rinia duhet të shohë një shembull te Ermali. Të krijojmë kushtet, bashkëpunim me bashki të tjera në formë trajnimi për të kualifikuar rininë, për t’i mbajtur dhe punësuar”.

Kandidatit rival i uron suksese, por thekson se alternativë më të mirë se ajo e PS-së nuk ka për Vlorën, kurse vlonjatëve u kërkon ta besojnë si djalin e tyre, 23 vite pasi babai i tij la detyrën e kryebashkiakut të këtij qyteti. /A2cnn/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit