Home Bota Europa pret g...

Europa pret gazin rus, DW: Moska po ashpërson krizën se kërkon…

103
0

Nga: DW

Gazpromi akuzohet se po ashpërson krizën energjetike për të detyruar BE-në që të japë dritën e gjelbër për gazsjellësin Nord Stream 2.

Moska me shumë gjasa ka një qëllim tjetër strategjik. “Ata që në kontinentine vjetër ishin dakord të lidhnin me ne marrëveshje afatgjata, mund të fërkojnë duart tani dhe të brohorasin”, u shpreh më herët presidenti rus Vladimir Putin.

Prej javësh Moska po dërgon një sinjal të qartë drejt Europës. Lidhni marrëveshje afatgjata me Gazpromin, pra Rusinë, për furnizimet me gaz, dhe nuk keni pse të shqetësoheni për gaz apo ngrohje. Kjo e para një krize të pashembullt në tregun e gazit në Europë.

Muajt e fundit çmimi është shumëfishuar, në fillim të tetorit madje çmimi i gazit arriti dhjetëfishin e çmimit mesatar të vitit 2020. Ekspertë të ndryshëm të politikës, mediat, politikanët në perëndim kanë dyshimin, se Gazprom e ka ashpërsuar me qëllim mungesën e energjisë në Evropë, për të rritur presionin ndaj Gjermanisë dhe BE-së me qëllim që të marrë një leje më të shpejtë për gazsjellësin Nord Stream 2, madje për të dyja drejtimet, gjë që ka nevojë që BE të bëjë përjashtime në ligjet e saj.

Disa ekspertë mendojnë megjithatë se Kremlini po e përdor këtë moment që shterojë tregun e gazit si mënyrë edhe për të diskredituar BE dhe të cimentojë veten në pozicionin dominues rus në tregun europian të gazit dhe energjisë, duke zbrapsur konkurentët e gazit të lëngshëm.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit