Home KRYESORE “Faleminderit...

“Faleminderit vëllezërve rumunë”, tifozët e Partizanit të Beogradit reagojnë për banderolën ndaj Kosovës

39
0

Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024, u ndërpre për më tepër se 55 minuta si pasojë e një banderole të turpshme dhe antisportive nga tifozët rumunë në të cilën shkruhej se Kosova ishte Serbi

Incidenti është nën hetimin e institucioneve të UEFA-s që pritet të marrin një dënim të ashpër për Rumaninë.

Së fundmi, në lidhje me këtë banderolë kanë reaguar edhe serbët. Tifozët e Partizanit të Beogradit shfrytëzuan një ndeshje basketbolli për të falënderuar rumunët sipas “butasport.rs”.

“Faleminderit vëllezërve rumunë”, shkruhej në banderolën e tifozëve të Partizanit të Beogradit për atë që ndodhi në sfidën mes Rumanisë dhe Kosovës.

Si nuk zenë mend këta serbët!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit