Home Aktualitet Falsifikuan r...

Falsifikuan rezultatet e 25 prillit në Elbasan, shumica numërues të PS. Prokuroria: Nga 3-7 vite burg

104
0

Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar urdhër arreste për 8 persona, pasi dyshohet se kanë falsifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Në pranga janë vënë: Ylli Kuka, Durim Alla, Algert Alla, Erald Karriqi, Erjon Dashi dhe Mili Vasku, ndërsa dy të tjerë nuk janë gjendur nga forcat e policisë.

Në kërkim janë shpallur shtetasit Oltion Bajrami dhe Eduart Zito. Ata janë caktuar nga partitë politike në rolin e numëruesve nëpër qendra të ndryshme votimi. Katër prej tyre, janë caktuar nga Partia Socialiste, dy nga Partia Demokratike dhe dy nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, Prokuroria thotë edhe se ata rrezikojnë nga 3 deri në 7 vite burg për ndryshimin e rezultateve të zgjedhjeve.

Partia Socialiste

Ylli Kuka
Oltion Bajrami
Durim Alla
Algert Alla

Partia Demokratike

Erald Karriqi
Erjon Dashi

Lëvizja Socialiste për Integrim

Eduart Zito
Mili Vasku

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit