Home Kronike Fati i Ervis ...

Fati i Ervis Martinajt, RENEA zbulon sendet misterioze në Shijak

7035
0

Ku është Ervis Martinaj, çfarë i ka ndodhur? Ende përgjigjet mungojnë.

Policia ka ushtruar së fundmi disa kontrolle në qytete të ndryshme pas zhdukjes së të shumëkërkuarit. Në kontrollin blic të zhvilluar në Shijak u kontrolluan dy banesa. Në aksionin ku morën pjesë edhe forcat RENEA u bastisën dy shtëpi në pronësi të anëtarëve të një grupi kriminal në Shijak.

Gazetarja Klodiana Lala thotë se në këto banesa janë gjetur dhe sekuestruar sende, të cilat mund të ndihmojnë e mund të hedhin dritë në misterin që rrethon fatin e Martinajt.

”Prokuroria e Kurbinit kërkoi të kontrollonte disa banesa në Durrës për të gjetur prova biologjike për Martinajn, por në një seancë ‘top sekret’, gjykata e Kurbinit e rrëzoi këtë kërkesë. Sipas informacioneve paraprake, të marra në rrugë informale, policia dhe prokuroria kishin të dhëna se Martinaj ishte rrëmbyer nga një grup kriminal që vepron në Durrës dhe se gjurmën e fundit e kishte në një banesë në këtë qytet. Prokuroria nuk është ndaluar në këtë kërkesë të parë, por i është drejtuar gjykatës së Apelit Tiranë. Gjykata e Apelit, në një seancë tepër sekret e ka pranuar dhe ka lejuar kontrollin e dy shtëpive në Shijak, që i përkasin një grupi kriminal. Kontrolli është ushtruar dy ditë më parë. Ka qenë prezent edhe RENEA. Tashmë mbeten për tu bërë të ditura rezultatet”.

Por burimet tregojnë se ka disa sende që ngrejnë pikëpyetje. Por akoma nuk bëhen publike sendet e gjetura ndonëse informacionet flasin se ka gjetje të dyshimta. Por më saktë do të zbulohen në ditët në vazhdim.

E habitshme mbetet se si gjykata e shkallës së parë nuk lejoi prokurorinë që ti kapte në befasi dy banesat të cilat do të kontrolloheshin në fshehtësi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit