Home Aktualitet Fatmir Xhafaj...

Fatmir Xhafaj flet për SPAK-un: Njerëz peng të mëkatit të tyre, janë gati “t’u djegin”

125
0

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani këtë të premte ka prezantuar raportin për vitin 2022 përpara Komisionit të Ligjeve. Deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj tha se SPAK-u është në rrugën e duhur në përmbushje të misionit të tij. Ai e ftoi Dumanin që t’i kushtohet më shumë vëmendje çështjeve prioritare për të cilat shqiptarë duan drejtësi. Deputeti socialist u shpreh edhe se këto 2-3 vite që vijnë janë vendimtare dhe “simbolikisht do t’i quajta si ‘prova e zjarrit’ për ju”.

“Unë e vlerësoj pozitivisht punën tuaj gjatë vitit 2022. Impakti juaj në institucionet ligjzbatuese është i dukshëm. Vlerësoj faktin që ky institucion mbetet ndër më të besueshmit në të gjithë piramidën e institucioneve. Është fakt që institucionet ndërkombëtarë kanë ndryshuar qëndrim për Shqipërinë edhe nga puna e këtij institucioni. Është intensifikuar puna dhe është luftuar krimi dhe korrupsioni.

Një sërë treguesish janë pozitivë dhe e mbështes fort këtë raport. Të rriten hetimet prioritare. Të shohim më shumë hetime pro aktive për çështje me ndjeshmëri publike. Çështje që mbajnë ende peng besimin e publikut dhe shpresën e qytetarëve për qeverisje të mirë. Për këtë është krijuar SPAK. Jeni në këtë rrugë për mendimin tim por jeni ende në hapat e parë.

Ka një postulat që ‘drejtësia është e mirë që të bëhet por po aq e rëndësishme është që ajo të besohet si e tillë nga qytetarët’. E dyta është pavarësia, që ju e keni të detyruar nga Kushtetua dhe ligji. Ju duhet të bëni patjetër vlerësimin e punës individuale dhe llogaridhënien e çdo prokurori. Ju duhet të përmirësoni edhe komunikimin me qytetarët. Jo për çështje, por për atë që çfarë ju përfaqësoni, apo për atë që çfarë nga ju pritet”, tha deputeti Fatmir Xhafaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit