Home Aktualitet Faza e parë, ...

Faza e parë, nis regjistrimi në 39 universitetet në vend

72
0

Janë 39 universitete publike dhe private në vend, që kanë shpallur tashmë listat e aplikantëve fitues. Regjistrimi i tyre nis në 2 shtator dhe procesi kryhet në 7 faza 48 orëshe duke u mbyllur në 15 shtator.

“Degët inxhinierike, përfshirë edhe Teknologjinë e Informacionit dhe Informatikës përbëjnë numrin më të madh të kërkesave të maturantëve me formularin A2, me rreth 25.2%. Me 23.8 % në vend të dytë renditen degët e Shkencave Mjekësore, plus Infermierinë.

Në vend të tretë janë programet Ekonomike, në të katër është Mësuesia, kurse në 5-tën renditen Programet Profesionale 2-vjeçare, një shenjë e mirë kjo që do të thotë se maturantët po fokusohen drejt atyre programeve dhe gjithë ata maturantë që kanë mesatare poshtë 6.5 sërish kanë një shanc shumë të mirë për të ndjekur studimet universitare”,-shprehet Arjan Xhelaj nga Rrjeti Akademik Shqiptar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit