Home ShowBiz Festivali i K...

Festivali i Këngës, Zana Shuteriqi: Ja ku gaboi Elsa Lila…

209
0

Pedagogia e muzikologjisë, Zana Shuteriqi, e cila ishte pjesë e jurisë në “Festivalin e Këngës”, ka folur në studion e “Vizioni i Pasdites”. Ajo theksoi se festivali kishte një nivel shumë të mirë, ku morën pjesë muzikantë shumë të talentuar.

E pyetur se ku gaboi Elsa Lila këtë vit, duke i kujtuar se një vit më parë ajo mori çmimin e parë të dhënë nga juria, Shuteriqi theksoi se nuk pati asnjë gabim, thjeshtë kënga këtë vit ishte më pak e bukur se ajo e një viti më parë. Sipas saj mos marrja e asnjë çmimi nga ana e Elsa Lilës nuk zhbën karrierën e saj madhështore e as zërin melodioz.

”Vjet kishte një këngë të ngjashme me këtë, por ajo ishte më e mirë. Por kjo nuk është ndonjë gjë tragjike. Unë vetë do të veçoja një muzikant si Shpat Deda, ai mori çmimin e tretë, pra është muzikant shumë i mirë në botën shqiptare”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit