Home ShowBiz Festivali i p...

Festivali i parë i Këngës në Kosovë, Adi Krasta: Nuk do të ketë përfaqësues në Eurosong

62
0

Për herë të parë, Kosovë do të mbajë Festivalin e Këngës. Tre netët live të Festivalit të Këngës në RTK do të zhvillohen në datat 26, 27 e 28 tetor. Drejtori i Festivalit të Këngës, Adi Krasta në një konferencë për media ka thënë se Festivali i Këngës nuk do të ketë përfaqësues në Eurosong, por do të vijë si një festë.

Krasta gjithashtu ka pohuar se kanë marrë mbështetjen pozitive për organizimin nga “Euro Song” dhe European Broadcasting Union. “Ne kemi këmbëngulur që Festivali i parë i këngës të bëhet në mes të Prishtinës, në kryeqytet, që ai të jetë një festë e madhe siç do të jetë. Festivali i parë jo domosdoshmërisht është i lidhur me garën edhe pse gara është mekanizëm që përdoret për ta bërë më interesant nga pikëpamja e konkurrimit njerëzor”, ka thënë Krasta.

Ai e ka çmuar këtë Festival si ngjarjen më të rëndësishme e karrierës së tij, teksa ka shtuar se netët e festivalit do të transmetohen në Radio Televizionin e Kosovës, Radio Televizionin e Shqipërisë dhe Radio Televizionin e Maqedonisë së Veriut.

Prezantuesja e njërës prej netëve të Festivalit, këngëtarja Anjeza Shahini në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Londra ka thënë se ky është moment i rëndësishëm për muzikën shqiptare. “Ndjehem e nderuar që marrë pjesë sado pak në këtë Festival historik, i cili do të jetë jo vetëm shumë i rëndësishëm për muzikën shqiptare të Kosovës e të Shqipërisë, por edhe për publikon që uroj ta bëjnë pjesë të kalendarit çdo tetor ta gëzojë sa më shumë me art e muzikë”, ka thënë Anjeza Shahini.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit