Home Aktualitet Fisnik Qosja ...

Fisnik Qosja vlerëson kundërshtarin pas fitores: Kavaja nuk i duron padrejtësi dhe arrogancën e qeverisë

1492
0

Fisnik Qosja do të jetë kryetari i ri i bashkisë së Kavajës për 4 vitet e ardhshme. Ai tha se Kavaja iu kthye qytetarisë. Kandidati i koalicionit ”Bashkë Fitojmë”, komentoi takimin me kundërshtarin e tij politik në këtë garë, socialistin Redjan Krali, i cili teksa pranoi humbjen e takoi dhe u largua duke e uruar për fitoren.

“Ne jemi qytetarë të Kavajës, nuk shohim ndasitë politike. Ishte një garë mes dy rivalëve politikë, qytetarët vendosën që të isha unë. Po të ishte e kundërta, edhe unë të njëjtën gjë do të bëja.

Edhe 3-4 kuti janë për t’u numëruar nuk besoj që do ndryshojë shumë. Kavaja iu kthye qytetarisë, sepse Kavaja, është qytet që reagon. Ka reaguar edhe kundër PD, edhe PS, edhe kundër njerëzve që u kanë bërë padrejtësi”, tha Qosja.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit