Home Bota Fituesja e &#...

Fituesja e ”Eurovision 2016”, Jamala: Sot Rusia e vuri botën nën kërcënimin e katastrofës

351
0

Jamala, këngëtarja nga Ukraina e cila është fituese e ”Eurovision 2016”, pikërisht me një baladë dedikuar luftës, thotë se sot Rusia e vuri botën nën kërcënimin e katastrofës. Ajo thotë se ka marrë një mision të ri, që ti tregojë botës për të keqen që po i ndodh vendit të saj nga agresioni rus. ”Sot Rusia e vuri botën nën kërcënimin e katastrofës teknologjike. Unë u bëj thirrje të gjitha vendeve europiane që të bashkohen kundër agresionit rus, ashtu siç po bëjnë ukrainasit në shtëpi”,-shkruan Jamala në Instagram, e cila që nga shpërthimi i luftës që qenë aktive për të mbledhur ndihma dhe për ti treguar botës se çfarë po ndodh.

Postimi i plotë

Ajo që po ndodh tani në Ukrainë nuk është një krizë. Nuk është një “operacion ushtarak”. Është një luftë në shkallë të plotë, pa rregulla. Sot Rusia e vuri botën nën kërcënimin e katastrofës teknologjike. Unë u bëj thirrje të gjitha vendeve europiane që të bashkohen kundër agresionit rus, ashtu siç po bëjnë ukrainasit në shtëpi.

Pasi të kem evakuuar fëmijët e mi në Stamboll, do t’i kushtoj gjithçka që kam për t’u thënë njerëzve të vërtetën për atë që po ndodh në Ukrainë tani. Intervistë më intervistë. Mbretëria e Bashkuar, Spanja, Franca… Unë dua që bota të dijë për të keqen që na ka ardhur.

Për të mbështetur Ukrainën, ne po organizojmë dy shfaqje speciale në Gjermani dhe Rumani, sonte dhe nesër. Këto shfaqje do të zhvillohen gjatë shfaqjeve kombëtare përzgjedhëse të Gjermanisë dhe Rumanisë për Eurovision Song Contest. Të gjitha fondet e mbledhura nga votimi me SMS në këto shfaqje do t’i dhurohen ushtrisë ukrainase.

E dini, kënga 1944 fatkeqësisht ka marrë një kuptim të ri për mua. Por ne do të fitojmë. Përsëri.

R.Shtylla/ Koha Jonë/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jamala (@jamalajaaa)

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit