Home Aktualitet Flamur Noka: ...

Flamur Noka: Po tentohet blerja e votës në Elbasan, thirrje SPAK-ut për hetim

87
0

14 Maji po afron, dhe akuzat për blerje votash kanë filluar. Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka denoncoi sot një rast të tentativës për blerje vote në bashkinë Elbasan.

”Personat e përfshirë në këtë skemë kriminale të shpërndarjes së parave, koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ i ka identifikuar, ata janë publikë, ata janë drejtorë të Bashkisë Elbasan. Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ është kujdesur që në Elbasan të bëjë një fushatë të qetë, pa incidente dhe qytetare, ashtu siç kundër se është edhe kandidati ynë i dalë nga primaret, dhe pasi jemi të sigurt te fitorja e Luçiano Boçit”, u shpreh Noka.

Po ashtu Noka tha se i bën thirrje të menjëhershme Partisë Socialiste dhe drejtpërdrejt Edi Ramës që të tërheqë ekipin e hajdutëve të votës. “Çdo njeri që implikohet në këtë skemë kriminale do të ketë përgjigje. I bëjmë thirrje të menjëhershme, institucioneve të ligjit dhe rendit të mos bëjnë spektatorin përballë këtyre skenave por të marrin përgjegjësitë që u ngarkon ligji. I bëj thirrje SPAK të marrë nën hetim personat e mësipërm, si zbatuesit e projektit të blerjes dhe tjetërsimit të votës në Elbasan. Neni 328/a e Kodit Penal e thotë qartë se; ‘përdorimi i pozicioneve publike në funksion të fushatave zgjedhore dënohet me burg’. Sikundërse shpërndarja e parave për të blerë votën, është krim elektoral dhe dënohet me burg”, theksoi Noka.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit