Home Aktualitet Flet Rama me ...

Flet Rama me Vjosa Osmanin?

178
0

Nga: Redjon Shtylla

Kryeministri Edi Rama, të dielën dhe të hënën deri në orët e pasdites ishte në Kosovë, ku i takoi të gjithë, përvec Presidentes Vjosa Osmani. Por kjo pamje nuk është e panjohur. Në nëntor të 2020, Vjosa Osmani vizitën e parë si kryetare e shtetit e nisi në Shqipëri, dhe në fjalën e saj në Kuvendin e Shqipërisë, u vu re mungesa e kryeministrit Edi Rama.

Fjalimi i Osmanit i mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë, ku kundërshtonte atë kohë të quajturin ”minishengen Ballkanik” dhe traun e Rrugës së Kombit, kishte nxitur reagimin e kryeministrit të Shqipërisë, duke thënë se Osmani ka bërë propagandë vetëm për vota.

Pos kësaj, Rama e quan Hashim Thaçin ende president. Kur u pyet nga gazetarët se mos ky komunikim publik i Ramës nënkupton “bojkot ndaj Osmanit”, por Edi Rama e mohoi.

“Kur unë them presidenti Thaçi, kjo nuk nënkupton që unë nuk e di se cila është presidentja e Kosovës. Nga ana tjetër, Vjosa gëzon shëndet të plotë, nuk ka probleme me Gjykatën e Hagës, kështu që unë i uroj shëndet dhe lumturi dhe nuk kam asnjë arsye që kur i adresohem Hashimit, të nënkuptoj se po nënçmoj apo anashkaloj presidenten aktuale të Republikës së Kosovës”, tha Rama pasi mbaroi mbledhja e dy qeverive shqiptare.

Nismën rajonale ”Open Balkan”, Presidenca e Kosovës e cilëson si projekt që i shërben hegjemonisë serbe, pretendim me të cilin Edi Rama nuk pajtohet dhe e konsideron ngecje mbrapa. Nuk dihet çfarë e ka shkaktuar mostakimin e Ramës me Osmanin, por raportet e tyre s’janë të mira, kjo shihet qartazi.

Vjosa Osmani është një figurë e re, edhe pse me vite politikë si opozitare në shpatulla. Ajo është edhe politikania më e votuar ndonjëherë në proceset zgjedhore në Kosovë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit