Home Aktualitet Fluks emigran...

Fluks emigrantësh në doganën e Kapshticës, mbi 6500 persona vijnë nga Greqia

52
0

Gjatë 2 ditëve të fundit më shumë se 6500 persona janë futur në tokën shqiptare  nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës. Pushimet e fundvitit, janë motivi kryesor që ka sjellë në kufi mijëra shqiptarë, të cilët pandemia i kishte mbajtur larg të afërmve.

Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në datën 22 dhjetor kanë hyrë 2414 persona, ndërkohë shifra është dyfishuar në datën 23, teksa kaluar traun drejt Shqipërisë 4005 persona, raporton Euroneës.

Ndërkohë në doganën e Qafë Thanës që lidh vendin tonë me Maqedoninë e Veriut në datën 22 dhjetor kanë hyrë 1517 persona, ndërkohë një ditë më pas 1829 persona. Për të hyrë drejt Republikës së Shqipërisë të gjithë udhëtarët duhet të kenë pasaportën e vaksinimit, një test PCR ose të karantinohen.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit