Home Aktualitet FOTO/ Pakot t...

FOTO/ Pakot tek ”Posta Shqiptare”, hakerat vjedhin të dhënat personale ose lekë. Zbulohet mashtrimi

61
0

“Posta Shqiptare” një faqe e hapur të martën e 18 shtatorit dhe postimi i parë në Facebook shfaq një super ofertë. Por del që të jetë një mashtrim.

Personat pas kësaj faqeje, reklamojnë disa kuti të mbyllura kartoni me mbishkrimin “Posta Shqiptare”, duke deklaruar se janë pako të porosive që për arsye të ndryshme kanë mbetur në magazinat e postës pa shkuar në destinacion. Për të pasur përhapje sa më të gjerë, hakerat kanë bërë sponsorizimin e faqes, në mënyrë që të shpërndahet tek sa më shumë përdorues të Facebook.

Faqja e rremë e hakerave online i kërkon qytetarëve që të aplikojnë me një klikim të vetëm, por në fakt, të ftojnë drejt një skeme mashtrimi, që mund të jetë një virus për të vjedhur të dhënat personale, apo mund të ofrojë dhe hapat për të bërë pagesën 236 lekë për kuti.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit