Home Bota Fundi i një e...

Fundi i një epoke? Bie besimi i rusëve ndaj presidentit Putin

286
0

Duket se epoka e Putinit do vjen drejt fundit. Besimi i rusëve ndaj presidentit ka rënë në nivelin më të ulët në gati një dekadë. Në rezultatet e opinionit të publikuara më 6 tetor, thuhet se 53 për qind e të anketuarve i besonin Putinit. Në shtator të vitit 2017 kjo shifër ishte 71 për qind. Hulumtimi është bërë nga Qendra Levada.

Kjo organizatë tha se niveli më i ulët i besimit në udhëheqësin rus ishte regjistruar në vitin 2012 pasi vetëm 51 për qind e të anketuarve kishin thënë se i besonin presidentit. Ky nivel u rrit në 80 për qind në vitin 2015 pasi Rusia e aneksoi Gadishullin e Krimesë në Ukrainë.

Mandati aktual është planifikuar të përfundojë në vitin 2024. Ligjvënësit rus me urdhër të Kremlinit, kanë miratuar ndryshimet ligjore që i mundësojnë Putinit që të qëndrojë në detyrë edhe pas këtij viti.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit