Home Aktualitet Fundjavë pran...

Fundjavë pranverore me diell dhe shi

26
0

Sipas Meteoalb, më i rrezikuar nga rebeshet e izoluara këtë të shtunë janë jugu dhe juglindja e vendit. “Pak më i favorizuar është Adriatiku, ku do ketë kthjellime, vranësira dhe momente me pika shiu. Ka një përmirësim të dukshëm dita e dielë, ku moti është i kthjellët pothuajse në të gjithë ultësirën perëndimore dhe vijën bregdetare”, thotë sinoptikania Lajda Porja.

Përgjatë fundjavës moti do të jetë kështu relativisht i freskët, me temperatura që nuk shkojnë më shumë se 26 gradë. “Një atmosferë tipike pranvere, nuk është se kemi atë diellin përvëlues, por vranësirat janë prezente. Ky Maj na ngjason me majin e viteve ‘90, ku nuk kalojmë menjëherë me mëngë të shkurtra. Maksimumet luhaten 25-26 gradë”.

Edhe në fillimin e javës së ardhshme do te kemi prezente vranësirat. Kushtet e motit përmirësohen ndjeshëm nisur nga 15 Maji. Deri në fund të muajit, temperaturat pritet të ngjiten deri në 30 gradë Celsius.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit